Gjuajti vazo me lule mbi veturën e fqinjit, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Gjuajti vazo me lule mbi veturën e fqinjit, arrestohet i dyshuari

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka gjuajtur vazo me lule mbi veturën e fqinjit që ishte duke e parkuar para banesës.

Sipas njoftimit, qëllimi i të dyshuarit ishte ta pengonte parkimin e veturës para banesës së tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke parkuar veturën e tij, i dyshuari mashkull kosovar, duke e penguar në parkim nga kati i banesës e ka gjuajtur me vazo të luleve, por pa pasoja.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat