Anëtarët e familjes Bislimi rrihen mes vete, 4 persona përfundojnë në Polici

Kronikë e zezë

Anëtarët e familjes Bislimi rrihen mes vete, 4 persona përfundojnë në Polici

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 06:42
Foto ilustrim

Ngatërresat e fëmijëve mes vete, në shumë raste shkaktojnë edhe telashe te të rriturit. Këta të fundit nuk hezitojnë të përfshihen në mosmarrëveshje me familjarët, duke eskaluar madje në ofendime, kërcënime e dhunë fizike.

Grushti ka kërcitur edhe në një familje në fshatin Hallaq i Vogël në Lipjan, ku tre anëtarë të familjes Bislimi janë përfshirë në një përleshje fizike.

Mësohet se dhuna shpërtheu pasi fëmijët e tyre ishin kapur mes vete. Dy burra dhe një grua kanë rënë në prangat e Policisë dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që dy të dyshuarit të dërgohen në mbajtje, ndërsa 27-vjeçarja do të hetohet në liri nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat