Dikush ia vë flakën një dyqani në Gjilan, shkaktohen 20 mijë euro dëme

Kronikë e zezë

Dikush ia vë flakën një dyqani në Gjilan, shkaktohen 20 mijë euro dëme

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 06:53
Foto ilustrim

Një lokal biznesi është përfshirë nga zjarri në rrugën ‘Marie Shllaku’ në Gjilan.

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, me ç’rast ekipi i zjarrfikësve ka arritur që ta lokalizojë dhe ta shuajë në tërësi zjarrin.

Njësitë policore kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë, ku është vërejtur një person i cili i ka vënë zjarrin dyqanit.

Bazuar në dëshminë e pronarit të lokalit, dëmet e shkaktuara kapin vlerën e rreth 20 mijë eurove.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Zjarrvënie’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat