Zënkë në komunikacion: I riu në Gjakovë kërcënon me armë një shofer

Kronikë e zezë

Zënkë në komunikacion: I riu në Gjakovë kërcënon me armë një shofer

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 07:01
Foto ilustrim

Konfliktet në trafik janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë në kërcënime serioze e përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Në shumicën e këtyre rasteve, mollë sherri bëhen shkeljet e rregullave të komunikacionit, duke i shtyrë kështu shoferët të përfshihen në probleme serioze.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Gjakovë, ku janë përfshirë dy persona.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti në trafik, e më pas në një moment 26-vjeçari ka drejtuar armën kah viktima.

Ky i fundit i shqetësuar ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka rrëfyer gjithë ngjarjen në detaje.

Pas veprimeve hetimore, njësitë policore kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin dhe i njëjti më pas është shoqëruar në stacion policor.

Me urdhër të prokurorit, i riu është dërguar në mbajtje si i dyshuar për veprën penale ‘Kanosje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat