Digjen disa vetura në një auto-sallon në Vushtrri

Kronikë e zezë

Digjen disa vetura në një auto-sallon në Vushtrri

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Disa vetura janë përfshirë nga zjarri mbrëmë në një auto-sallon në Maxhunaj të Vushtrrisë.

Sipas pamjeve që kanë qarkulluar në rrjet, shihet se zjarri ka përfshirë disa vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe Policia.

Lidhur me rastin, media ka kontaktuar me Policinë, por që deri tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat