Skenderaj – Aksident mes tre veturave, 12 të lënduar

Kronikë e zezë

Skenderaj – Aksident mes tre veturave, 12 të lënduar

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Në Polac të Skenderajt ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri automjeteve me targa vendore. Nga ky aksident kanë pësuar lëndime 12 persona

Policia e Kosovës njofton se në Polac të Skenderajt ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri automjeteve me targa vendore.

Në këtë aksident trafiku 12 persona kanë pësuar lëndime, të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, katër prej tyre janë dërguar në QKUK.

“Polac, Skenderaj 15.07.2023-21:12. Raportohet për një aksident trafiku në me tri automjeteve me targa vendore. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 12 persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, katër prej tyre janë dërguar në QKUK”, njofton Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat