Arrestohet një person në Graçanicë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Graçanicë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Graçanicë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Një person ka raportuar në polici se i dyshuari kishte shtënë dy herë me armë zjarri në drejtim të tij.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Viktima  mashkull kosovar, ka raportuar se në drejtim të tij i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë dy herë me armë zjarri. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është arrestuar i dyshuari”.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit njësitë policore kanë gjete dhe sekuestruar si dëshmi: një pistoletë me 14 fishek dhe  substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin, ndërsa sa i përket substancave narkotike është inicuar rast tjetër. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat