Sulmohen fizikisht dy persona në Prishtinë, bëhen për spital

Kronikë e zezë

Sulmohen fizikisht dy persona në Prishtinë, bëhen për spital

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Janë sulmuar fizikisht dy persona në Prishtinë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK.

Policia bën të ditur se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati.

“Dy viktimat meshkuj kosovar janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga persona ende të paidentifikuar të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Policia e Kosovës vazhdimisht i bënë thirrje qytetarëve për raportim dhe bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat