Ishte duke u trajtuar në Repartin e Psikiatrisë në Gjilan, arratiset i burgosuri

Kronikë e zezë

Ishte duke u trajtuar në Repartin e Psikiatrisë në Gjilan, arratiset i burgosuri

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se mbrëmë nga Spitali Gjilanit-Reparti i Psikiatrisë është arratisur i burgosuri, M.G, i akuzuar për Veprën Penale Kanosje.

SHKK në njoftimin e bërë për media thotë se, ka informuar menjëherë Policinë e Kosovës dhe gjykatën kompetente, ndërsa ka formuar komision hetimor për të zbardhur rrethanat e arratisjes.

“Ndaj zyrtarëve të cilët kanë qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e të burgosurit është iniciuar procedura disiplinore.

Ndërsa, në bazë të vendimit të komisionit disiplinor, ata janë pezulluar nga puna”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat