​Katër të arrestuar për vetëgjyqësi dhe armbajtës pa leje

Kronikë e zezë

​Katër të arrestuar për vetëgjyqësi dhe armbajtës pa leje

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 21:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka kryer sot në mëngjes një operacion bastisjeje në fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës.

Me ç'rast kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojë një armë autokatike, si dhe ka arrestuar katër persona.

Sipas Policisë, sekuestrimi rezultoi pas marrjes së informatës për të shtëna me armë zjarri në atë zonë.

Ndaj të dyshuarit RR. Z, mashkull, 56 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale "Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm", "Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës", si dhe "Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm". Ndërkaq ndaj të dyshuarve B. Z, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, M. H, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, Rr. H, mashkull, 57 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale "Vetëgjyqësia". Të dyshuarit, pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat