4 raste të dhunës në familje janë raportuar në Ferizaj gjatë javës së kaluar

Kronikë e zezë

4 raste të dhunës në familje janë raportuar në Ferizaj gjatë javës së kaluar

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë raportuar 4 raste të dhunës në familje, 2 në Ferizaj, 1 në Kaçanik dhe 1 në Shtime.

Sipas njoftimit, 3 prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa një është në kërkim policor.

Njoftimi i plotë:

Rastet e dhunës në familje në rajonin e Ferizajt

Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 10-16/07/2023 janë raportuar 4 raste të dhunës në familje, prej tyre : 2 raste në Ferizaj , 1 rast në Kaçanik dhe 1 rast në Shtime.

Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj 3 persona janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa 1 person është në kërkim policor.

Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.

Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat