Gjashtë veturave iu vë zjarri në një auto-sallon në Vushtrri – policia jep detaje

Kronikë e zezë

Gjashtë veturave iu vë zjarri në një auto-sallon në Vushtrri – policia jep detaje

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 09:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me djegien e disa veturave në një auto-sallon në Vushtrri.

Sipas policisë persona të panjohur kanë djegur tërësisht gjashtë vetura, ndërkaq disa të tjera janë dëmtuar.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se perona të panjohur i kanë djegur gjashtë vetura tërësisht dhe disa të tjera  janë dëmtuar pjesërisht nga zjarri. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në raport.

Policia ka njoftuar se nuk ka pasur të lënduar.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat