Hajnat hyjnë në një shtëpi në Ferizaj – vjedhin një kasafortë me para

Kronikë e zezë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Ferizaj – vjedhin një kasafortë me para

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën rreth 23:00.

Viktima mashkull ka raportuar se personi/a të panjohur me përdorim force kishin depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një kasafortë me para, disa dokumente si dhe stoli ari.

Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat