Arrestohen dy persona në Kalanë e Prizrenit – u kapën në flagrancë duke përdorur drogë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Kalanë e Prizrenit – u kapën në flagrancë duke përdorur drogë

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Kalanë e Prizrenit, pasi që njëri nga ta është kapur në flagrancë duke përdorur substanca narkotike të llojit speed.

Gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur e konfiskuar dy qese të vogla njëra me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, tjetra me substancë speed në peshë 0.19 gramë dhe cigare joint në peshë 5.19 gramë.

Ndërsa i dyshuari tjetër dyshohet të jetë shitës i lëndëve narkotike.

Të dyshuarit, kanë pranuar tretman mjekësor në repartin e neuropsikiatrisë, dhe në konsultim me prokurorin pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat