Djali e sulmoi fizikisht dhe e gjuajti me shishe të birrës babanë e tij në Pejë

Kronikë e zezë

Djali e sulmoi fizikisht dhe e gjuajti me shishe të birrës babanë e tij në Pejë

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte ofenduar dhe sulmuar duke e gjuajtur me shishe të birrës babanë e tij.

Në raportin e Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur më datë 15.07.2023 në Pejë.

Sipas raportit me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar me 17.07.2023 i dyshuari kosovar, pasi që me datën e cekur dyshohet se kishte ofenduar dhe sulmuar duke e gjuajtur me shishe (birre) viktimën mashkull kosovar –babanë e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat