Rrahje në Prishtinë, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Rrahje në Prishtinë, lëndohen tre persona

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 21:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona janë lënduar si pasojë e një rrahje që ka ndodhur në Prishtinë në rrugën “Ibrahim Lutfiu”, në afërsi të Gjimnazit “Sami Frashëri”.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe e ka shoqëruar njërin prej tyre në stacion.

Kështu tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se në vendngjarje është gjetur edhe një armë e zjarrit.

“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat