Grushton të dashurën, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Grushton të dashurën, arrestohet i dyshuari

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Të mërkurën në Gjakovë është arrestuar një i dyshuar për dhunë fizike të ushtruar ndaj të dashurës së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një konflikti verbal për shkaqe xhelozie e kishte goditë me grusht në fytyrë viktimën femër kosovare me të cilën janë në lidhje dashurie”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Si pasojë e dhunës viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat