Gjakovë, arrestohet personi që gjuajti me armë automatike

Kronikë e zezë

Gjakovë, arrestohet personi që gjuajti me armë automatike

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Të mërkurën në Gjakovë është arrestuar një person që dyshohet se ka shtënë me armë automatike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se kishte shtënë me armë automatike ku njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 11 gëzhoja të fishekëve”, thotë Raporti i Policisë së Kosovës.

“Nga i dyshuari është sekuestruar një armë automatike AK- 47 me 60 fishekë, arma dyshohet se ishte përdorë në rast”.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat