Obiliq: 17 urdhëresa për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtje

Kronikë e zezë

Obiliq: 17 urdhëresa për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtje

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët e stacionit të Obiliqit, që nga data 1 qershor kanë realizuar 17 urdhëresa të gjykatës, këto urdhëresa kanë qenë për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtje.

Në njoftim thuhet se gjatë të njëjtës periudhë janë kryer 23 verifikime të adresave sipas kërkesave të Gjykatës dhe Prokurorisë.

“Pesronat e dënuar me burgim, janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara me urdhëresë” thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë:

Zyrtarët e stacionit të Obiliqit, realizuan 17 urdhëresa të gjykatës

Nga zyrtarët e stacionit të Obiliqit, që nga data 1 qershor deri sot, në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë shoqëruar në 17 persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës.

Urdhëresat kanë qenë për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtje.

Po ashtu gjatë të njëjtës periudhë, janë kryer 23 verifikime të adresave sipas kërkesave të Gjykatës dhe Prokurorisë.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personat e dyshuar janë proceduar konform urdhëresave.

Pesronat e dënuar me burgim, janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara me urdhëresë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat