E rëndë: 21-vjeçarja në Ferizaj tenton t’i japë fund jetës së saj, konsumon shumë ilaçe

Kronikë e zezë

E rëndë: 21-vjeçarja në Ferizaj tenton t’i japë fund jetës së saj, konsumon shumë ilaçe

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 23:46
Ilustrim

Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë. Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Ferizaj, ku një vajzë dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 21-vjeçarja është dërguar në këtë qendër, pasi kishte konsumuar medikamente që ia përkeqësuan gjendjen.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e nënës së vajzës, teksa nuk dihen motivet e rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat