E dhimbshme: Vdes 17 vjeçari në Viti, u ther me thikë nga bashkëmoshatari i tij

Kronikë e zezë

E dhimbshme: Vdes 17 vjeçari në Viti, u ther me thikë nga bashkëmoshatari i tij

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Një 17 vjeçar ka humbur jetën mbrëmë në Viti, pasi therjeve me thikë që ka marrë nga një bashkëmoshatar i tij.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:45.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 20.07.2023 rreth orës 21:45 nga emergjenca e Vitisë ka pranuar informacion se një person i moshës rreth 17 vjeçar (mashkull, kosovar shqiptar) ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti dyshohej se ka pësuar lëndime të rënda trupore të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. I njëjti pas tretmanit të marrë në emergjencën e Vitisë është transferuar në spitalin rajonal të Gjilanit ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekjen e viktimës si pasojë e plagëve të marra”, konfirmoi ai.

Ndërsa, tutje ai njoftoi se i dyshuari A.H. (viti i lindjes 2006, mashkull kosovar shqiptar) është arrestuar dhe nga prokurori i shtetit ndaj ti është lëshuar vendimi mbi ndalim për 24 orë.

Njësiti i hetimeve rajonale Gjilan në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat e rastit.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “Vrasje” dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat