Disa persona therën me thikë një tjetër në Prishtinë, e bënë për spital

Kronikë e zezë

Disa persona therën me thikë një tjetër në Prishtinë, e bënë për spital

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 11:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbrëmë në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë u raportua për një rrahje mes disa personave.

Madje u shpërndanë edhe video-pamje.

E sot, Policia e Kosovës ka njoftuar për këtë rast, të cilin e ka cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

“Në rrugën ‘2 Korriku’ në Prishtinë, më 20 korrik rreth orës 21:30, nga persona të dyshuar është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë viktima mashkull kosovar i cili është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin, Policia thotë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat