Vdes personi që pësoi aksident trafiku javë më parë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vdes personi që pësoi aksident trafiku javë më parë në Prishtinë

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 11:27
QKUK

Të enjten ka ndërruar jetë personi i cili më datë 06.07.2023 është përfshirë në një aksident trafiku në rrugën e UÇK-së në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka qenë duke u trajtuar në QKUK, por i njëjti nuk u ka mbijetuar plagëve.

“Rr. UÇK-së, Prishtinë 06.07.2023-09:05. Me datë 20.07.2023 ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, pas disa të lëndimeve që kishte pësuar në aksidentin e datës së lartcekur.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat