Vrasja në Viti, dalin detaje të reja nga policia

Kronikë e zezë

Vrasja në Viti, dalin detaje të reja nga policia

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Një person ka vdekur mbrëmë në Viti, pas plagëve të marra nga një mjet i mprehtë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“I dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht me mjetë të mprehtë viktimën mashkull kosovar ku si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ku me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”, ka informuar Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat