Aksident trafiku në Shtime, lëndohen katër persona

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Shtime, lëndohen katër persona

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Rashinc të Shtimes.

Sipas policisë, të lënduar kanë mbetur një mashkull dhe tri gra.

Rasti është duke u hetuar.

Fsh. Rashinc, Shtime 20.07.2023 – 22:40. Deri tek aksidenti i trafikut dyshohet se ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së  kufizuar dhe kushteve të rrugës, me ç’rast vetura ka humbur kontrollin duke dalur nga rruga.

Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër pasagjer një mashkull kosovar dhe tre femra kosovare , të lënduarve u është ofruar ndihma mjekësore. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat