Plaçkitet një grua në parkun e qytetit të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Plaçkitet një grua në parkun e qytetit të Mitrovicës

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Të enjten, është plaçkitur një grua në parkun e qytetit të Mitrovicës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një i panjohur i kishte grabitur asaj një stoli dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“Parku i qytetit, Mitrovicë 20.07.2023-14:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar mashkull i panjohur i kishte grabitur një stoli dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat