Rrotullohet një automjet i FSK-së në Gjakovë, lëndohet shoferi

Kronikë e zezë

Rrotullohet një automjet i FSK-së në Gjakovë, lëndohet shoferi

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 15:17
FSK

Një automjet i Forcës Sigurisë së Kosovës është vet-aksidentuar sot gjatë ditës në fshatin Cermjan të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj.

Ai po ashtu bëri të ditur se në aksident lëndime ka marrë  shoferi.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Cermjan- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku ngasësi i një automjeti kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe ishte vetaksidentuar. Për pasojë përveç dëmeve materiale shoferi ka pësuar lëndime te lehta trupore”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat