Humbi kontrollin mbi automjetin, vdes 22-vjeçari në Gjakovë

Kronikë e zezë

Humbi kontrollin mbi automjetin, vdes 22-vjeçari në Gjakovë

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 16:39
Ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodh në fshatin Panorc të komunës së Gjakovës.

Aksidenti ka ndodh sot rreth orës 12:30, ku për pasojë e ka humbur jetën 22 vjeçari, i cili dyshohet ta ketë humbur kontrollin mbi automjet.

Lajmin e ka konfimruar Policia në Gjakovë.

“Ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar.

Për pasojë ngasësi (mashkull i lindur në vitin 2001) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Malishevë”, thuhet në deklarimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat