Të shtëna me armë në Podujevë, Policia gjen tri gëzhoja në vendngjarje

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Podujevë, Policia gjen tri gëzhoja në vendngjarje

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 23:31
Policia e Kosovës

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar edhe në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Pronari i një lokali ka njoftuar Policinë lidhur me rastin dhe të njëjtit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Gjatë kontrollit janë gjetur tri gëzhoja që dyshohet të jenë të armës që u përdor në rast.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat