Babë e bir në Prizren kapen për 2 mijë euro të gjyshes, 45-vjeçari e sulmon fizikisht djalin

Kronikë e zezë

Babë e bir në Prizren kapen për 2 mijë euro të gjyshes, 45-vjeçari e sulmon fizikisht djalin

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 23:42
Ilustrim

Telashet familjare shpesh herë kalojnë muret e shtëpive, për shkak të eskalimit të situatës ku nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Motivet që shtyjnë drejt sherrit mund të jenë të shpeshta, e që në shumë raste lidhen edhe me para.

Në një konflikt janë përfshirë edhe një baba me të birin e tij në Prizren, ku situata ka eskaluar në dhunë fizike.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të një shume parash mbi 2 mijë euro, të cilat ishin të nënës së të dyshuarit, respektivisht gjyshes së viktimës.

Borxhin të cilin e kishte marrë viktima nga gjyshja e tij, e kishte kthyer më herët dhe kjo e ka nervozuar babanë e tij, i cili ka thënë se paratë s’janë të sigurta te nëna e tij.

45-vjeçari dyshohet se ka shpërthyer në dhunë, duke sulmuar fizikisht të birin dhe duke i shkaktuar tij lëndime trupore.

Viktima ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat