Aksident mes dy veturave në Ulpianë, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Aksident mes dy veturave në Ulpianë, lëndohen tre persona

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes dy veturave në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:00, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona.

Me rastin po merret njësiti i trafikut”, u shpreh Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat