Mori gjobë nga Policia, qytetari ia publikon fotografinë policit me përmbajtje urrejtjeje

Kronikë e zezë

Mori gjobë nga Policia, qytetari ia publikon fotografinë policit me përmbajtje urrejtjeje

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 13:33
Gjobë

Policia e Kosovës ditën e premte ka dënuar një shofer, por që ky i fundit pastaj ia ka publikuar një fotografi në Facebook, ku mbishkrimi sipër fotografisë ka pasur përmbajtje të nxitjes dhe urrejtjes ndër fetare.

Rasti ka ndodhur në fshatin Arllat të Drenasit.

“I dyshuari m/k pasi është gjobitur nga zyrtari policor, i njëjti ka publikuar në Facebook një foto të zyrtarit policor dhe një përshkrim me përmbajtje të nxitjes dhe urrejtjes ndër fetare. Me vendim të prokurorit rast shkon në procedurë të rregullt”.

Policia vazhdimisht bënë thirrje për respektim të rregullave në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat