Vushtrriasi ia kris armës në dasmën e organizuar në oborr, policia shkon si ‘mysafir’

Kronikë e zezë

Vushtrriasi ia kris armës në dasmën e organizuar në oborr, policia shkon si ‘mysafir’

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e ahengjeve. Kështu zgjodhi të festojë edhe një person dje në Vushtrri.

Mësohet se rasti ka ndodhur në fshatin Navolan, ku po mbahej një aheng familjar në oborrin e një shtëpie, ku u dëgjuan të shtënat me armë.

Sipas informacioneve të para, kryefamiljari ka gjuajtur me armë në shenjë gëzimi, duke rrezikuar kështu edhe dasmorët.

Posa Policia u njoftua për rastin, ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është sekuestruar arma e përdorur, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj secilit veç e veç është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat