Polici në rroba civile e kap në flagrancë të miturin në Prishtinë, i gjen marihuanë

Kronikë e zezë

Polici në rroba civile e kap në flagrancë të miturin në Prishtinë, i gjen marihuanë

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë në rrugën “Perandori Justinian” në Prishtinë, ku një zyrtar policor me rroba civile ka ndaluar një të mitur, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Mësohet se gjatë kontrollit trupor, tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat