Gjuajti me kallash në aheng familjar – arrestohet llapjani

Kronikë e zezë

Gjuajti me kallash në aheng familjar – arrestohet llapjani

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë në një aheng familjarë.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një kallash, 27 fishekë dhe 10 gëzhoja.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjar kanë shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, 27 fishekë dhe 10 gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat