I dehur ua drejton thikën klientëve në një lokal të Prizrenit, arrestohet

Kronikë e zezë

I dehur ua drejton thikën klientëve në një lokal të Prizrenit, arrestohet

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar.

Kjo pasi që, në gjendje të dehur me një thikë në dorë ka hyrë në një lokal dhe ka drejtuar thikën në drejtim të klientëve.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar thika, 0.7 gram substancë narkotike të llojit marihuanë dhe një grinder.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat