U rrëzua nga lartësia prej dy metra, lëndohet punëtori

Kronikë e zezë

U rrëzua nga lartësia prej dy metra, lëndohet punëtori

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit të punë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Traziti i Vjetër” në Prizren, derisa viktima ishte duke punuar në ndërtimtari.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar në lartësi rreth 2 metra derisa ishte duke punuar në ndërtimtari.

Viktima pas trajtimit mjekësor është liruar. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat