Katër persona të arrestuar në 24-orët e fundit për dhunë në familje

Kronikë e zezë

Katër persona të arrestuar në 24-orët e fundit për dhunë në familje

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Lidhur me rastet e raportuara, njësia policore ka arrestuar katër persona, të cilët dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Rasti i parë i raportuar ka ndodhur Priren, ku dorasi i dhunës është arrestuar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Nga plagët e marra viktima ka pranuar tretman. Ndërsa me vendim të prokurori i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti i dytë ka ndodhur në Pejë, ku një i dyshuar ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij. Lidhur me këtë rast, vendimi i prokurorit ka qenë që i njëjti të dërgohet në mbajtje.

Edhe në qytetin e Drenasit dhe të Vushtrrisë, janë arrestuar dy persona, pasi që siç thotë policia dhuna ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes  bashkëshorte të tyre.

Në rastin e Vushtrrisë, viktima është detyruar të marrë tretman mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat