Aksident në fshatin Prugovc të Prishtinës, një person i vdekur dhe katër të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në fshatin Prugovc të Prishtinës, një person i vdekur dhe katër të lënduar

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Një aksident ne mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Prugovc të Prishtinës.

Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

E cila ka thënë se rasti ka ndodhur gjatë orës 13:30, dhe si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona.

Njëri prej të lënduarve nuk ka mundur që t’i përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emërgjencën e QKUK-së.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Prugovc, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje.  Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar pesë persona, një prej tyre nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat