Aksident në Skenderaj, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Skenderaj, ka të lënduar

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në fshatin Makremal të Skenderajt, të dielën.

Këtë e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Ai ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura.

‘”Rreth orës 17:40, është raportuar për aksident trafiku i shkatuar në  fshatin Makremal  të Skenderajt .Në aksident janë  përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar tre persona”, ka thënë Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat