Po intervenon në një aksident trafiku, sulmohet dhe pengohet Policia në Koshare të Ferizajt

Kronikë e zezë

Po intervenon në një aksident trafiku, sulmohet dhe pengohet Policia në Koshare të Ferizajt

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 07:51
Ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Një rast i tillë ka ndodhur të dielën në Koshare të Ferizajt, ku një person ka sulmuar dhe penguar zyrtarët policorë, që kishin shkuar për të intervenuar në një aksident trafiku

Rasti ndodhi derisa Policia ishte në vendin e ngjarjes ku ndodhi një aksident, kur i dyshuari fillimisht goditi veturën e tyre zyrtare dhe më pas edhe një polic që ndodhej aty.

Për të mos mbaruar me kaq, ai nuk përfilli urdhrat dhe vazhdoi me të njëjtat sjellje, derisa zyrtarët policorë u detyruan ta arrestojnë.

Pavarësisht pengesave, Policia e ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, i cili më pas është intervistuar nga hetuesit policorë.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat