Pejani ia përgjak hundët bashkëshortes, 35-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë

Kronikë e zezë

Pejani ia përgjak hundët bashkëshortes, 35-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 08:37
Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

Në Polici kanë përfunduar mbrëmë edhe një çift në Pejë, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

35-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar gjakderdhje nga hunda.

Njësitë policore kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion dhe është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të njëjtit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat