E ngacmoi seksualisht pastaj tentoi ta dhunojë – arrestohet në Prizren shtetasi i Shqipërisë

Kronikë e zezë

E ngacmoi seksualisht pastaj tentoi ta dhunojë – arrestohet në Prizren shtetasi i Shqipërisë

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, i cili kishte tentuar ta dhunojë, po ashtu një shtetase të Shqipërisë.

Rasti ka ndodhur të premten në Prizren rreth orës 17:00, ka njoftuar policia.

“Ankuesja femër, shtetase e Shqipërisë ka raportuar se viktima femër, po ashtu shtetase e Shqipërisë ishte sulmuar seksualisht dhe tentuar të dhunohet nga i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në spitalin rajonal Prizren, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ne procedurë hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat