Një person gjendet i vdekur në Bjeshkët e Irzniqit, një tjetër në Istog – policia jep detaje

Kronikë e zezë

Një person gjendet i vdekur në Bjeshkët e Irzniqit, një tjetër në Istog – policia jep detaje

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Dy raste të ndryshme të vdekjeve janë regjistruar në Rajonin e Pejës. Policia i konsideron vdekje për shkaqe natyrale.

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së hënë (rreth orës 6:55), Policia e Kosovës është njoftuar për një rast vdekje në Bjeshkët e Irzniqit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës Fadil Gashi ka deklaruar se nuk ka dyshime për ndonjë rast kriminal dhe se vdekja konsiderohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.

“Sot (e hënë) rreth orës 6:55 policia është njoftuar se në Bjeshkët e Irzniqit se një person ka humbur jetën. Për shkak të terrenit të vështirë policia dhe ambulanca nuk kanë arritur deri te vendi i ngjarjes derisa janë angazhuar edhe njësite tjera të kërkim shpëtimit për të transportuar trupin e viktimës”.

Gashi thotë se vdekja është konstatuar nja ekipi mjekësorë derisa dyshohet se arsyeja ka qenë infarkti kardiak.

“Pas procedurave ligjore trupi u është dorëzuar familjarëve për varrim”, ka deklaruar Gashi.

Derisa gjatë ditës Gashi ka njoftuar për një rast tjetër të vdekjes në rajonin e Pejës.

Ai thotë se në hyrje të Istogut është raportuar për një vdekje që në fillim është cilësuar si e dyshimtë.

Mirëpo pas ekzaminimeve të ekipeve mjekësore është konstatuar se vdekja e  personit në fjalë ka ndodhur për shkaqe natyrore.

Trupi u është dorëzuar familjarëve për varrim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat