E mitura nga Ferizaj gjendet duke bashkëjetuar me të dashurin: U largova si pasojë e dhunës nga babai

Kronikë e zezë

E mitura nga Ferizaj gjendet duke bashkëjetuar me të dashurin: U largova si pasojë e dhunës nga babai

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 07:34
Ilustrim

Rastet kur vajzat e mitura largohen nga shtëpitë e tyre dhe vazhdojnë jetesën me persona të moshës madhore janë goxha të shpeshta.

Familjet e tyre janë ato që shqetësohen dhe kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur ato, me frikën që mund të keqtrajtohen.

Kështu ka ndodhur së fundmi në Ferizaj, ku u raportua si e zhdukur një e mitur.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se vajza ishte larguar nga shtëpia të dielën në mbrëmje dhe familja nuk kishte asnjë informacion për fatin e saj.

Rasti u denoncua në Polici dhe më pas u zbulua se vajza kishte shkuar për të bashkëjetuar me një 18-vjeçar, me të cilin kishte nisur një lidhje dashurie.

Gjatë ditës së hënë, Policia e gjeti vajzën në fshatin Sadovinë të Vitisë, e cila më pas u dërgua në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit dhe ka dhënë deklaratën e saj.

Motivi që e shtyu atë të largohej nga shtëpia ishte dhuna që babai i saj ka ushtruar në familje.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit është vënë në dijeni për rastin dhe ka urdhëruar që të hetohet nëse vajza është keqtrajtuar nga personi me të cilin ka qëndruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat