Arrestohen 3 persona tё dyshuar për veprën penale “Lëndim i rёndë trupor”

Kronikë e zezë

Arrestohen 3 persona tё dyshuar për veprën penale “Lëndim i rёndë trupor”

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 09:21
Ilustrim

Stacioni Policor nё Pejё mbrëmë rreth orёs 21:10, ёshtё njoftuar se nё rrugën “Agim Binak Qelaj” nё Pejё ka ndodhur njё incident.

Njёsitet policore menjёherё iu kanё pёrgjigjur vendit tё ngjarjes, aty tё dyshuarit kishin sulmuar viktimat e rastit dhe njёrit nga viktimat i kanё shkaktuar lëndime tё rёnda trupore, ndёrsa viktimёs tjetёr disa gёrvishje, tё lënduarit janё dёrguar nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.

“Gjatё pёrleshjёs tё dyshuarit kanё pёrdorur mejte tё forta, ndёrsa nё vendin e ngjarjes ёshtё gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtё (thikё)”, njofton policia.

Personat e dyshuar janё arrestuar, tё njëjtit pas inetrvistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit të shtetit janё dërguar në mbajtje pёr 48-orё.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat