Arrestohet i dyshuari që sulmoi dy policë

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dy policë

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 09:47
Ilustrim

Një person është arrestuar dje në Gjilan pasi me kombin e tij ka tentuar të godasë dy zyrtarët policorë, të cilët i kishin dhënë shenjë për t’u ndalur.

Siç bën të ditur Policia, i dyshuari kishte pasur në mjet të ngarkuara pije alkoolike, të cilat dyshohej se ishin të kontrabanduara.

Në njoftim theksohet se gjatë ballafaqimit, njëri nga zyrtarët policor në vetëmbrojtje ka përdorur mjetet zyrtare por nuk janë shkaktuar lëndime apo dëme materiale.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa automjeti me mallra është dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë. Lidhur me rastin për procedura të mëtejme janë informuar institucionet kompetente”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat