​Përleshje në Pejë, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

​Përleshje në Pejë, arrestohen tre persona

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, gjegjësisht Stacioni policor në Pejë ka arrestur mbrëmë tre të dyshuar pas një përleshjeje.

Gjatё përleshjes tё dyshuarit kanё përdorur mjete tё forta, ndërsa nё vendin e ngjarjes ёshtё gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtё ( thikё).

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se si ka nodhur ngjarja.

Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 24.07.2023, rreth orёs 21:10, ёshtё njoftuar se nё rrugën ‘Agim Binak Qelaj’ nё Pejё ka ndodhur njё incident. Njёsitet policore menjёherё iu kanё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs, aty tё dyshuarit kishin sulmuar viktimat e rastit dhe njёrit nga viktimat i kanё shkaktuar lëndime tё rёnda trupore, ndёrsa viktimёs tjetёr disa gёrvishje, tё lënduarit janё dёrguar nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor”, thuhet në komunikatë.

Të arrestuarit, pas inetrvistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit të shtetit janё dërguar në mbajtje pёr 48-orё.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat