Ferizaj/ Gjobiten dy shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Kronikë e zezë

Ferizaj/ Gjobiten dy shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 13:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 05:30 në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, në fshatin Prelez i Muhaxherëve, ka ndaluar shoferin P.S (M/K) i moshës 29 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 167 km/h.

Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Ndërsa, rreth orës 08:52 në rrugën ‘’Driton Islami’’ në Ferizaj, policët kanë ndaluar shoferin tjetër A.SH (M/K) i moshës 22 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 97 km/h.

Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftimin e Policisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat