Aksident i rëndë në Gjakovë, vdes një person

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Gjakovë, vdes një person

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 13:56
Foto ilustrim nga vendngjarja

Si pasojë e plagëve të marra në aksident, ka vdekur një person.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, shihet që janë aksidentuar një kamion me një automjetë.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj.“Rreth orës 10:40 është raportuar  aksident trafiku në fshatin Bishtazhin (rruga Gjakovë-Prizren).

Policia ka dalë  në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një kamion dhe një veturë. Për pasojë një person, mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij). Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat